DURRËS-Një 55-vjeçare është dhunuar për motive pronësi në Durrës. Për shkak të plagëve, ajo është transportuar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasja, e cila është nisur me urgjencë drejt QSUT-së, është goditur nga kunati M.K dhe nga dy djemtë e tij. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë  konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22,   25 te Kodit Penal.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb