Duket e pabesueshme që situata të tilla të ndodhin në vitin 2019, por ja që ekzistojnë dhe të bëjnë të mendohesh gjatë. Ylli armen i Arsenalit, Henrik Mkihtarjan, nuk do të jetë prezent në finalen e Europa League kundër Çelsit, kjo për shkak se ndeshja zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, shtet që ka konflikte politike me Armeninë për shkak të pretendimeve territoriale mes dy vendeve.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Mkihtarjan ka shprehur hidhërimin e tij për shkak se nuk do të jetë prezent në finalen e madhe kundër Çelsit, ndërsa është treguar i kujdesshëm që të evitojë provokimet. “Është ajo lloj ndeshjeje që ne lojtarët nuk kemi mundësi ta luajmë shpesh dhe më duhet ta pranoj se më dhemb shumë fakti që nuk do të jem. Do të bëj tifozllik për shokët e skuadrës. Silleni kupën në shtëpi,” shkruan Mkihtarjan.

Mkihtarjan
Mkihtarjan

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb