Rusia ka hedhur një hap përpara nga shtetet e tjera botërore duke u vetëofruar që të udhëheqë bisedimet e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka ftuar dy qeveritë teksa deklaroi se Rusia që të ndalohet menjëherë retorika e luftës ndaj dy vendet.

Në Nagorno Karabakh duket se është rikthyer era e luftës së 1988-1994 për rajonin i cili është i populluar nga një shumicë etnike armene por që ndodhet në Azerbajxhan.

Turqia ka mbajtur hapur krahun e Azerbajxhanit duket ditur dhe konfliktet historike me Armeninë, teksa Rusia fillimisht u duk se do të mbante krahun e kundërt por fillimisht Putin dhe tani Lavrov kërkojnë një marrëveshje paqeje.

Edhe SHBA ka premtuar se do të ndalojë luftën aty, por deri tani asgjë konkrete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb