Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 ditën e djeshme erdhi historia shumë e ndërlikuar e 36-vjeçarit Alket Sade. Babai i një vajze adoleshente, i cili tha se është braktisur nga njerëzit e tij më të afërm pas divorcit nga martesa e parë. Motrat dhe vëllai i Alketit shprehen se Alketi është dhe ka qenë një fëmijë i papërgjegjshëm i cili ka sjellë vetëm probleme ndaj prindërve. Por në anën tjetër në një lidhje telefonike, në studion e emisionit, Dylberi babai i Alketit u shpreh se ai është braktisur, pasi nuk është sjellë kurrë ashtu si duhet. Babai u shpreh i mërzitur dhe pohoi se nuk do ta pranojë kurrë në banesën e tij. Por në anën tjetër Alketi u përball me të atin duke e akuzuar rëndë atë dhe familjen.

Alket Sade: Ditëlindja e vajzës sime është më 13.11.2007. Nuk kam marrëdhënie të mira me vajzën sepse nuk kam mundësi të mira ekonomike. Jam dënuar me dy muaj se nuk kam paguar detyrimin ushqimor të vajzës. Në vitin e parë të martesës kanë nisur problemet, ajo nuk ishte vajzë kur e mora unë, nuk ishte ashtu siç unë e mendoja. Edhe herën e parë babai dhe nëna nuk kanë qenë dakord, e kam kapur që më ka tradhtuar dhe kam punuar gjithë kohës, por nuk e di cila ka qenë arsyeja që më ka tradhtuar. Nuk kam pasur mundësi të plotësoja kushtet, unë punoj në të zezë. 24 mars ishte gjyqi i fundit, por para kësaj unë shkova në gjykatë dhe nuk kishte njeri as gjykatës asnjeri. Unë pranoj të bashkëpunoj që vajza të udhëtojë jashtë për kurim.

Gruaja që kam tani nuk është një femër që e kam marrë nga rruga, nuk është siç thotë babai im. Në moshën 15 vjeç babai më ka dhunuar, vetëm me mua sillej kështu. Që pasi u martova pa i marrë lejen nuk më ka afruar asnjëherë babai. Dy herë jam dënuar, një herë që nuk kam paguar detyrimin e ushqimit të vajzës dhe një herë kam qenë i dehur.

Alkoolin kam nisur që prej moshës 20 vjeç dhe nuk kam pasur më mbështetje të familjes sime. Kemi 3 vite që nuk bëhem me familjen, as nuk shkojmë as nuk takohemi. Jam munduar njëherë t’i takoj dhe ka nisur me dhunë, po na ka ndarë nëna, edhe kjo ka qenë arsyeja që unë jam në këtë gjendje që sillem kështu.

Nuk kam dashur të publikoj gjë ndaj nuk kam akuzuar për dhunën që më ka ushtruar.
Të gjithë janë kundër meje sepse nuk pranojnë këtë nusen që kam 10 vite më të madhe se unë. Më thonë lëre atë sepse këtu ke shtëpinë ne do të gjejmë nuse, por nuk dua, dashuria nuk njeh moshë, ne jemi të lumtur bashkë dhe me aq mundësi sa kemi jemi të lumtur.

Janë të gjitha gënjeshtra ato që ka thënë babai, do të më ulë si person edhe të ndahem me gruan. Babait do i kërkoja që nëse nuk do e pranojë nusen time që unë kam, më jep pjesën sa më takon për djersën që kam derdhur dhe të vazhdoj jetën time. Kam ikur me vullnet të lirë, sepse nuk ma pranonte nusen në shtëpi. Të gjithë janë kundër meje si babai, motra, xhaxhallarët, të gjithë. Lëre më thonë dhe kthehu, por unë nuk ndahem, e dua nusen që kam. Që në shkollën 8-vjeçare kam punuar. Babai nuk më ka lënë të bëja shkollën më niste në punë. Jam i gatshëm të negocioj me babain, premtoj se do të bëj diçka për të komunikuar me të.

Bashkëshorti aktual i ish-gruas së parë së Alket Sades: Unë kam pranuar të bisedoj dhe t’i them live të gjithëve, zotëria në fjalë ka thënë mendimet e tij dhe arsyet pse nuk e ka takuar vajzën, por nuk ia ka ndaluar njeri ta takojë. Më vjen keq ta them por ai gënjen, sepse as nuk i intereson të takohet me vajzën. Ajo që unë kërkoj sot është një leje nga babai i vajzës, kam edhe avokat që e njeh situatën dhe po kërkoj të drejtën që vajza të udhëtojë jashtë për t’u kuruar, për të kërkuar që të ketë të drejtë fëmija për ta kuruar ashtu siç ajo meriton, sepse nuk është në gjendje të mirë. Po flas ‘live’ sepse kam dëshirë të ndihmoj dhe të bëjë çfarë është e nevojshme, sepse fëmija është gjithçka. Dua të bëjmë gjithçka, më duhet një prokurë e firmosur dhe të rregullohet gjithçka për vajzën.

Babai i Alketit: Alket Sade lindi në fshatin afër Gollobordës. Në vitin ‘80 kam ikur në Peshkopi, në ‘85 kam nisur punë, njeri punëtor si gjithë familja ime. Në vitin 84, mua më dha ndërmarrja shtëpi dhomë dhe kuzhinë, fëmijët kanë lindur atje ndërsa Alketi dhe i madhi ishin pak më të mëdhenj.

Me ardhjen e demokracisë unë kam ikur me punë në Maqedoni, deri para ‘97 me rrëmujën që u bë, unë punoja që t’iu krijoja kushte fëmijëve për një jetë të mirë. Pas trazirave të ‘97 unë u ktheva blemë tokë me vëllezërit dhe nisa të ndërtoja në shtëpi me pak, një sipërfaqe të vogël. Përfundimisht u vendosëm këtu. Në vitin 2000 Alketi ishte 15-16 vjeç, unë punoja në shtëpi, të ndërtoja një shtëpi për fëmijët. Alketi që në vitin e II në gjimnaz nuk vinte më në shtëpi. Unë i lodhur gjithë ditën në punë, kthehesha pastaj punoja edhe për të ndërtuar shtëpinë. I lodhur kërkoja Alketin me çakmak. Djali i madh iku në Greqi ishte dy vite më i madh se Alketi.

Mundoheshin të gjithë të kërkonim Alketin se vetëm ikte nga shtëpia edhe nuk kthehej, djali i madh u kthye nga Greqia nisi me punë jo qershi jo fruta. Ishte mirë punonte, edhe unë i kam ndihmuar gjithë ditën në dyqan dhe gjithë natën me çekan në dorë. Alketi nuk bënte asgjë. Unë i dëgjova akuzat, po të ketë sedër ai duhet të flasë ndryshe. Ai i madhi është përpjekur që unë të marr një pension sot dhe iku në Gjermani për të paguar borxhet e të vëllait. Kur e gjetëm Alketin dhe e falëm, sepse vëllai bëri çdo gjë për të.

Gabimi im është që nuk e kam akuzuar asnjëherë, sepse zemra e prindit e fali. Shkollën nuk ia kam ndaluar unë, jam shumë pro shkollës. 1 milion e 200 mijë lekë kam paguar për të blerë veglën tek lavazhi. Akuzat që ai ka bërë ndaj meje nuk janë të vërteta. Pyeteni e kam bërë këtë gjë për ta mbrojtur apo jo. Na ka bërë me zemër, edhe nënën edhe mua, vetëm pensionin tim kemi.

Unë kërkoj nga Alketi të shikojë jetën e vetë, asnjëherë s’ka dashur të jetojë me ne, të shikojë punën e vetë, nga viti 2001 e këtej të shikojë jetën e tij. Unë nuk e pranoj me këtë grua, kishte një ish- grua, një zonjë që kam shumë respekt për të. Po të na kishte dëgjuar ai do ishte si djali im i madh, do ishte shumë mirë. Unë nga Alketi kërkoj që të gjitha këto që ka bërë sot, të shikojë jetën e tij, sepse sa të jem unë në këtë jetë dhe familje ai nuk do vij kurrë këtu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: