MALESI E MADHE- Një konflikt i ashpër mes dy familjeve për disa vite me radhë ka vijuar deti në ditën e sotme, duke shkaktuar një të plagosur. Një 60-vjeçar nga Malësia e Madhe së bashku me djalin e tij 34 vjeç dhe nipin 36-vjeçar, kanë tentuar të vrasin një person ditën e djeshme. E gjitha ka ndodhur për motive hakmarrje. Sipas policisë së Shkodrës, Dan Toskaj, 60 vjeç (babai); Besmir Toskaj, 34 vjeç (i biri); dhe Edmir Toskaj, 36 vjeç (nipi), të 3 banues në Malësi të Madhe, kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje.

Ngjarja ka ndodhur tek një lokal në fshatin Vrakë.

Mësohet se i plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet për ngjarjen iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” në bashkëpunim.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: