IZRAELI

Konflikti mes izraelit dhe palestinezëve të Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e 10-të. Në gjithë këto ditë bilanci i viktimave sa vjen dhe rritet.

Izraeli duket se i ka synimet e qarta, duke kërkuar të asgjesojë liderët e Hamasit.

Kësaj radhe Izraeli bën me dije se ka tentuar disa herë të godasë shefin ushatark të Hamasit, Mohammed Deif.

Fuqitë e mëdha po bëjnë thirrje për një armëpushim, por nga njëra anë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duket se nuk ndalet derisa t’i japë fund Hamasit me raketa ajrore apo dhe me artileri.

Hamasi nga Gaza është kundërpërgjigjur gjithashtu me raketa, çfarë ka bërë që Izraeli të deklaroj se po lufton për vetëmbrojtje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb