Një tjetër shtetas amerikan ka vdekur në Sudan gjatë luftimeve brutale midis fraksioneve rivale ushtarake, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, u tha gazetarëve se administrata është ende ‘aktive’ duke u përpjekur të nxjerrë jashtë amerikanët e bllokuar në shtetin afrikan.

Ai dha pak detaje se si vdiq amerikani, por tha se dhuna është pakësuar, ndërsa raportohet se në Sudan ndodhen deri në 14 mijë persona që kanë nënshtetësi amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: