TIRANA

Erdit Flamuraj është shoqëruar 2 muaj pas konfliktit të dhunshëm mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça në 13 janarin e këtij viti.

Nuk dihet roli që ka pasur Flamuraj në këtë konflikt, por ai ka qenë i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Materialet për të tashmë janë referuar në Prokurori.
Sino Llanaj dhe Albert Allmuça ishin bashkëortakë të një objekti në ndërtim për kompleks pallatesh, por ata u konfliktuan dhe madje pati dhe të shtëna me armë.

Madje biznesmeni Llanaj mbeti i plagosur dhe i përgjakur ditën e konfliktit.

Revoltë pati dhe nga qytetarët që kanë parapaguar për banesat që do të kishin, të cilët i kërkuan ndihmë edhe Bashkisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb