Një konflikt i çastit përfundon në plagosje në Korçë. Autori është një 46-vjeçar, ndërsa i plagosur me thikë ka mbetur një 28 vjeçar, i identifikuar si Paulin Mete.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb