Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas luftimeve që po ndodhin mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës.

Në një prononcim për mediat, ai ka thënë se në kohën që ka qenë president i SHBA-ve, në ato rajone ka mbizotëruar paqja, pasi sipas tij, shtetet armike të Izraelit, e dinin që Shtetet e Bashkuara qëndronin pas saj.

“Për sa kohë kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA, qëndron pranë shteti hebre, e në rast sulmi mbi Izraelin do të vinte edhe përgjigja e menjëhershme”, ka deklaruar Trump.

Më pas ai shtoi, se tanimë me president të SHBA-ve Joe Biden, bota është më e pasigurt dhe ka më shumë trazira e dhunë.

“Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin, e kjo ka bërë që të ndodhin sulme të vazhdueshme mbi aleatët tanë”, ka përfunduar ish-presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb