Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.

Kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palët në proces, vendosi që ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Me masën e sigurisë arrest ne burg vijon të jetë dhe personi tjetër Altin Marku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb