TIRANË

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar kontratën e lidhur në 2016 mes Bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, e cila ka katër vite që ka skaduar.  Përmes një postimi në twitter, Veliaj i është përgjigjur deklaratave të Metës, duke theksuar se nëse kanë pak dinjitet, të lirojnë ndërtesën publike.

“Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.

llir Meta u shfaq sot para gazetarëve për të justifikuar sjelljen e tij ditën e premte në zyrat e FRD-së.   Meta nuk dha asnjë sqarim pse Sali Shehu, kryetari aktual i FRD-së, nuk ka dalë ende nga zyrat ndonëse kontrata e firmosur nga FRD dhe Bashkia e Tiranës për huamarrjen e tyre ka përfunduar që në vitin 2017, një vit pas firmosjes së saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb