IZRAEL– Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ditën e diel ka hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme duke thënë se tani nuk është momenti për këtë, pasi vendi po përballet me sfida të sigurisë.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të mos shkatërrojnë qeverinë dhe të tregojnë përgjegjësi.

Kryeministri izraelit tha se do të marrë përkohësisht postin e ministrit të Mbrojtjes pas dorëheqjes së Avigdor Liberman, i cili kundërshtoi armëpushimin me Hamasin, njofton AP. Ai gjithashtu deklaroi se është i përkushtuar të mbrojë sigurinë e vendit. Gjendja mes Izraelit she Hamasit është përkeqësuar kohët e fundit ku nga konflikti ka pasur edhe viktima nga të dyja palët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: