Ambasadori i SHBA-ve në OSBE James Gilmore ka folur për konfliktin me Iranin. Gilmore tha se Uashingtoni mbetet i angazhuar për paqe.

“SHBA nuk po kërkon asnjë lloj lufte me Iranin. Shtetet e Bashkuara morën masa, sepse ishin nën sulm”, tha Gilmore për “News 24”. 

James Gilmore theksoi se çdo kërcënim ndaj Shqipërisë nga çdo lloj vendi është i pakuptimtë. Ai shtoi se SHBA-të mbeten besimplotë për presidencën e Shqipërisë në OSBE.

“Shqipëria është një vend mik i SHBA-ve. Kemi besim se populli i Shqipërisë do të jetë i sigurt. Nuk shoh ndonjë shqetësim për ndikim rus në Shqipëri. Vendi juaj, Shqipëria është angazhuar seriozisht për një kurs të qartë perëndimor”, tha ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb