Nuk janë ulur gjakrat në konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Palestinës.

Mediat e huaja shkruajnë se izraelitët kanë sulmuar xhaminë Al-Nour, në qytetin me shumicë arabe të Lod. Qeveria izraelite ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lod, me një popullsi prej 77 mijë qytetarëve, ku 1 e treta e tyre, janë palestinezë.

Ndërkohë të mërkurën në mëngjes, një ushtar izraelit u vranë një raketë anti-tank e lëshuar nga Rripi i Gazës.

Nga krahu tjetër, një burrë dhe një vajza e tij adoleshente, u vranë në Lod, kur një raketë goditi makinën me të cilin po udhëtonin.

Sakaq, kujtojmë se policia izraelite ka njoftuar se Lod do të vendoset nën shtetrrethim nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të enjten, për të ruajtur sigurinë dhe pronën e qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: