Një person është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit të ndodhur sot në qendër të Mamurrasit, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një prej personave pjesë e përplasjes.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se është shpallur në kërkim shtetasit Ndue Zefi, 28 vjec i cili nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pas urdhrit. Mësohet se Zefi dhe personat e përfshirë në konflikt janë të afërm të ish-deputetit Mhill Fufi.

Policia e Kurbinit informoi zyrtarisht se rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi Nikoll Vokrri (Besmir Fufi), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: