Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, që u përfshi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Malin e Marovës në Korçë.

Në flagrancë është arrestuar pas deklaratave të marra e pas këqyrjes së pamjeve filmike, E. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, në afërsi të një kompleksi në Malin e Moravës, Korçë, ku u plagos me sende të mprehta e të forta shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje” të djalit të tij shtetasit E. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e marra dhe nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, shtetasi E. M., gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. R., 26 vjeç, banues në Tiranë, e ka kanosur këtë të fundit me një send, në dukje si armë zjarri tip pistoletë. Shtetasi A. R., më pas ka plagosur me sende të mprehta e të forta, babain e 33-vjeçarit, shtetasin S. M., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë këtij konflikti ka marrë dëmtime të lehta edhe shtetasi E. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. R., u arrestua në flagrancë nga Policia menjëherë pas ngjarjes së ndodhur për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet në ngarkim të shtetasve​ E. M dhe A. R., i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb