KORÇË

Një vrasje horror ka ndodhur sot në mes të Korçës. Një shitës bananesh është qëlluar me sëpatë në kokë nga bashkëfshatari i tij. Viktima është Dashnor Osmani nga Pocestë, ndërsa autori është identifikuar si bashkëfshatari i tij Zamir Topi. Ky i fundit është kapur disa metra larg vendit të ngjarjes nga policia.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se viktima dhe autori ishin prej pak kohësh në konflikt me njeri-tjetrin.

Sipas burimeve policore, dy bashkëfshatarët ishin konfliktuar fillimisht për një varrezë. Vendi i varrezës i zënë nga viktima ka qenë shkaku që bashkëfshatari i tij Zamir Topi ka shkuar sërish sot në vendin ku shiste Osmani dhe e pas një debati verbal e ka qëlluar me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Pritet që dëshmia e Topit të hedhë më shumë dritë për ngjarjen horror që tronditi sot Korçën. Dëshmitarë të ngjarjes u bënë shumë kalimtarë të rastit si dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: