Në fshehtësi e në kundërshtim me ligjin, por me bekimin edhe të policisë bashkiake, punonjës të përmbarimit kanë vijuar prishjen e godinës së një biznesi në zonën e Bllokut në kryeqytet. Por sapo kanë parë kamerat e News24 të afrohen pranë biznesit për të filmuar, ata janë larguar dhe puna është ndërprerë.

Në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka një vendim të formës së prerë, për lirimin e truallit, përbarimi ka nisur shembjen e objektit, duke u mjaftuar vetëm me një sigurim padie në Gjykatën e Tiranës. Në shkelje flagrante, sipas personave që e shfrytezojne kete lokal, gjyqtarja Dhurata Balla ka nxjerr urdhrin për lirimin e truallit, pa nisur procesi gjyqësor. Qiramarrësit e kanë apeluar vendimin por gjykatësja Dhurata Balla nuk e ka çuar dosjen në sekretari që kjo e fundit t’ia çojë Apelit. Ata mendojnë se vendimi i gjykatëses Dhurata Balla paravendos dhe çështjen që do gjykohet në themel në gjykatën e Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër shkelje në shembjen e godinës është kryer edhe nga policia bashkiake, e cila lejon përmbarimin të prishë objektin ndersa ka rrethuar me pjesë metalike pa leje, dhe ka tentuar të gjobisë pronarin e biznesit me pretendimin se po bën shembje pa leje.

Pronari i këtij biznesi thotë se ka një kontratë qeraje më shtetin, për të shfrytëzuar tokën për 20 vite, dhe nëse në krye të 20 viteve kjo kontratë nuk rinovohet, atij i kthehet vlera monetare për investimin e kryer, por nëse gjyqi vendos për lirim trualli këtë detyrim që shteti i ka investitoreve i kalon ish-pronareve të tokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb