Sherri për pronën ka çuar në përdorimin e armëve në fshatin Xibër të Klosit, ku dyshohet se kanë mbetur të vdekur tre persona.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se kryeprokurori Abaz Muça dhe një grup hetimor kanë shkuar në vend për të zbardhur ngjarjen, që për shkak të largësisë dhe infrastrukturës së dobët është ende e paqartë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se pas një konflikti për pronën, vëllai ka qëlluar me armë vëllanë dhe djalin e tij, dhe më pas ka vrarë veten. Ndërkohë, nga plagët e marra dyshohet se kanë humbur jetën edhe babë e bir.

Ngjarja e rëndë mbetet ende e pakonfirmuar nga policia, e cila nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: