Biznesmeni Gjergj Luca është shprehur se e ka lënë në harresë incidentin e ndodhur me kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, konflikt i ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Labinot.

“Harresa është gjeja më e mrekullueshme që ka bërë zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë…që minimalisht duhet te fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerëz që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë e atij aksidenti.”- u shpreh biznesmeni Gjergj Luca.

I kontaktuar me telefon nga News24, ish-deputeti Luciano Boçi mirëpriti deklaratën e biznesmenit Luca duke thënë se njerëzit duhet të shpërndajnë mesazhe paqeje në fushata elektorale për një klimë që ju shërben qytetarëve. “Në radhë të parë këtë e bën politika kur i bashkohen edhe njerëz që krijojnë incidente, është akoma më mire”- tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb