Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 është trajtuar sot historia e një nëne nga Elbasani. Sot 57 vjeçe, Nashifere Çefa, në moshën 28-vjeçare martohet me shkesë me një djalë nga Durrësi. Por martesa nuk do të zgjasë më shumë se një vit, pasi çifti konfliktohet dhe përfundon në divorc. Ata do të sjellin në jetë një djalë të bukur dhe të shëndetshëm, i cili largohet pesë muajsh nga babai dhe rritet me nënën në familjen e gjyshërve në Elbasan.

Për të përballuar jetesën e vështirë, gruaja fillon të punojë në bujqësi dhe së bashku me asistencën që merrte nga shteti përballonte shpenzimet. Në gjyqin e ndarjes me bashkëshortin, Nashiferes i kërkojnë 70 mijë lekë të vjetra, një shumë që ajo e merr borxh te babai. Këto lekë ajo i lan me asistencën. Por vëllai i thotë se ato shpenzime i ka mbuluar ai, duke e shumëfishuar çmimin. Motra ndërkohë fillon një biznes me shitjen e qumështit përmes të cilit arrin të kursejë para. Në 98-ën familja shpërngulet në Tiranë dhe Nashifere investon shumë lekë për ndërtimin e shtëpisë.

Këtu nis të punojë në një fabrikë këpucësh, por kostoja e lartë e jetesës dhe me një fëmijë për dore e detyron të bëjë dy punë. Ajo ishte një femër e vendosur dhe ambicioze për jetën. Për këtë, vendos që në 2012 të marrë rrugën e emigrimit drejt Italisë.

Atje nis një jetë e re, plot sakrifica për nënën e vetne. Punon dhe fiton lekë, siguron arsimimin e djalit i cili sot ka ndërtuar biznesin e tij. Por konfliktet në familjen e saj shtohen çdo ditë e më shumë.

RRËFIMET
Nashifere Çefa: Në vitin 2002 u transferova në Itali. Por për të shkuar në Itali kishte kosto. Mora lekët borxh dhe ika me djalin. Vëllai me të cilin jam sot në konflikt më gjeti punë. Jemi shtatë fëmijë. Me vëllain e vogël kam pasur raporte shumë të mira. Kemi shtatë vite diferencë. Ishim një familje shumë e mirë, e ndihmonim njëri-tjetrin. Bëhej një dasmë, ne vraponim! Janë të gjithë të martuar dhe me familje. Kam punuar me një fermë që bëhej verë. Atje kishte një restorant, ma gjeti vëllai punën. Nga 2005 deri në 2015 kam punuar dy turne. E sakrifikova vetën që mos të kisha borxhe dhe t’i lija diçka fëmijës. Me këtë vëlla kam jetuar 10 vite, gjithë jetën. Ai kishte familjen e tij. Qiranë dhe ushqimet i paguanim përgjysmë. Nga e hëna deri të dielën në darkë isha në punë. Djalin e shikoja vetëm në mëngjes. Unë punoja deri në 12:00 të natës me sigurime.

Nuk harxhoja shumë, sepse shpenzimet i ndanim përgjysmë. Sakrifikova për djalin. Vëllai hapi një biznes në Tiranë. Unë punoja shumë dhe bëja dy punë. Nuk kisha asnjë ditë pushim. Vëllai filloi biznesin, donte të kthehej në Shqipëri për të punuar. Ne e ndihmuam. Ai na tha mua dhe vëllait: më ndihmoni dhe do t’jua kthej lekët. Në 2012-ën nuk i eci biznesi dhe u kthye në Itali. Tha biznesi nuk më eci, “por bëni llogarinë e lekëve që ju kam borxh. Kur t’i duash lekët do t’i jap”. Unë i thashë, hë për hë nuk i dua, por kur të martohet djali më duhen. Unë i kërkova lekët pas pesë vitesh. Djali ende s’e ka vendosur të martohet, sepse thotë s’kam shtëpi. Unë për ta ndihmuar djalin për universitetin më duheshin lekë. S’mund ta lija pa lekë.

Vëllait tjetër i kam borxh 66 mijë euro. Ai ka 3 palë shtëpi. Ka 15 dynym toka, ka derra, sera. Iu shkatërrua biznesi. Ai është vëllai i vogël, më i shkathëti. Biznesin këtu e ka lënë me qira. Ka biznes edhe në Itali, ka 10 punëtorë. Ai është në gjendje ekonomike për ta rikthyer borxhin. Unë i çoja habere. Në 2012-ën, filloi një grindje mes nesh, për një problem shumë të vogël. Kemi një palë shtëpi në fshat. Unë dhe vëllai që ka borxhe, ishim një familje. Ne bënim ca thoshte ai, sepse e meritonte këtë besim dhe respekt. Për të vazhduar ndërtesën në fshat, më thotë: duhet ta ndërtojmë, sepse kemi tokën atje, por lekë s’kam. Ti ke lekë dhe na ndihmo. Unë i thashë, ok! Ishim mirë. Na mblodhi të gjithëve. Çuni im e thërriste babë nga autoriteti që gëzonte. Ja dhashë lekët babës. Filloi ndërtimi i shtëpisë por edhe xhelozia në familje.

Njerëzit nuk na donin, filloi xhelozia. Një fshatar i thotë: “ti po ndërton shtëpinë e Nashit? Ta mori motra”. Vëllai më tha: “S’ke punë të shkosh në fshat, as nuk ke punë me shtëpinë’. U zumë dhe iku nga shtëpia. Hapa një gjyq në Itali. Djali shkonte dhe fliste me ta, sepse gocat e tij i kam rritur unë. Çoja djalin dhe i thoshim: duam para, sepse kemi shpenzime. Doja të investoja dhe në shtëpitë e mia. Ai thoshte: s’kam lekë, s’kam lekë. Që në 2012 nuk flas me kunatën.

Në lidhje telefonike nga Italia, kunata e vëllait që u ka borxh 66 mijë euro

Kunata: Ne ia dhamë lekët, e besuam, sepse tha do bëjë aktivitet në Shqipëri. Ai mbaroi punët e veta, por ne kërkojmë lekët tona. Kemi shtëpitë pa rregulluar. Bëhet fjalë për 65-66 mijë euro. Ne i dhamë me mirëbesim lekët. Bëmë denoncim në Itali. Kemi 10 vite që presim për këto lekë, por s’ka ka dhënë asgjë. Presim drejtësinë! Vëllai na ofroi 10 mijë euro, këtë shumë e ka hedhur në emër të gruas, por ata nuk ishin dakord. Ne kemi sakrifikuar. E kishin vëlla dhe e ndihmuam. Na vjen turp! Kemi mbetur gjyqeve. Fillimisht të na kthejë lekët që ka borxh. Kam lënë shtëpinë të parregulluar. Shpresat i kemi vetëm te ju!

Nashiferja: Prindërit nuk kanë fuqi! Për vëllain, nga 66 mijë euro, tha avokati që nga 10 vjet e poshtë i merr lekët. Ai ofron vetëm 12 mijë euro. Ai s’kishte asgjë në Itali, as detyrime shtetit. Të gjitha i kishte në emër të gruas. Edhe këto dokumente kanë vajtur në Itali, por nuk merren parasysh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb