GAZA

Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu tha se fushata e Izraelit ndaj grupeve militare terroriste palestineze nuk ka mbaruar. Kjo deklaratë e Netanyahut vjen pas një armëpushimi ende të pakonfirmuar mes Izraelit dhe autoritetit të Palestinës, pas një 3-ditëshi konflikti me viktima.

“Ne goditëm mbi 350 objektiva, ne goditëm drejtuesit dhe operativët terroristë dhe shkatërruam ndërtesa terroriste”, deklaroi kryeministri izraelit. Netanyahu nënvizoi se fushata izraelite nuk ka përfunduar, duke shtuar se ajo kërkon durim dhe zgjuarsi. “Fushata jonë ndaj krimit dhe terrorizmit nuk ka mbaruar. Grupet terroriste në Gaza do të vdesin e nuk do të ekzistojnë më. Unë ngushëlloj familjet e viktimave dhe iu uroj shërim të plagosurve”, u shpreh Netanyahu, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Përshkallëzimi i protestave rinisi prapë të hënën, kur dy ushtarë izraelit u plagosën me armë zjarri në Gaza. Një goditje hakmarrëse e IAF vrau dy militantë nga grupi Hamas që qeveris Gazën. Dy palestinezë të tjerë që protestonin pranë kufirit u vranë gjithashtu nga forcat e IDF. Deri në kohën që luftimet u dukën të mbyllura të hënën në mëngjes, 4 izraelitë u vranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, një burim izraelit i sigurisë tha të hënën se organizatat e Gazës kishin kërkuar një armëpushim nga frika se çfarë do të bënte Izraeli në Rripin e Gazës. “Hamasi dhe xhihadi islam kuptuan shumë mirë se rregullat e lojës kishin ndryshuar,” tha burimi.

Izraeli dhe Palestina janë thuajse në një konflikt të vazhdueshëm që ka ardhur duke u keqësuar. Shteti izraelit akuzon Hamasin se është organizatë terroriste, ndërsa palestinezët thonë se Izraeli ka pushtuar tokat e tyre. Shumë palestinezë po protestojnë prej më shumë se 1 viti, që kur Izraeli është vendosur në tokat e pushtuara palestineze.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb