Argent Daci, vëllai i pronarit që ka fituar projektin në zonën e Laknasit, thotë sekanë vepruar në cdo hap sipas legjislacionit në fuqi. në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, Daci u shpreh se banorët zonës janë të painformuar mbi këtë projekt, ndërsa akuzoi dy tre familje të zonës që kanë cuar në protest banorët.

“Banorët kane informacion të gabuar. Ky është agroturizëm, do mbillen pemë trefish. Kjo është ronë e bashkisë Kamëz, e kam marr sipas ligjit, kam aplikuar në Bashki, jam konform rregullave. Nuk jemi zaptues pronash. Kemi bërë projekte e s’ka pas pretendime, sot çohen dy – tre vetë e ngrejnë banorët. Kemi fol me dy tre persona të lagjes dhe s’kane pas pretendime, ketu s’po ndërtohet biznes. Ne jemi në të drejtën tonë.

Jemi pajisur me gjithë dokumentacionin, i kemi vënë në dijeni që do nisim punimet. Lejen e kemi nga ish-kryetari Mziu, por edhe me kryetarin kemi folur dhe kemi marr konsensus. Do të ndërtohet një fermë, restorant dhe një ambjent që do i shërbejë restorantit.” u shpreh Daci për mediat.

Banorët e Laknasit janë hedhur sot në protestë, ndërsa kundërshtojnë ndërtimin e një thertore në këtë zonë. Situata është tensionuar shumë, madje nuk kanë munguar as përplasjet mes banorëve dhe policisë bashkiake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb