Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë, ka thënë se militantët palestinezë morën goditje të papritura gjatë bombardimeve nëntë ditore në Rripin e Gazës.

Netanyahu shfaqet në zyrën e tij dhe nënvizon se militantët palestinezë do të “marrin një mësim të mirë”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ato pas shumë vitesh.

Unë jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë përreth do të shohin se çfarë çmimi duhet të paguajnë për agresionin kundër nesh, dhe unë jam i sigurt se ata do të marrin një mësim”, tha Netanyahu.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb