Prej javësh tashmë konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës sa vijnë dhe po përshkallëzohen. Përplasjet kanë regjistruar deri më tani 212 viktima, mes qytetarëve izraelitë dhe atyre palestinezë.

Mes të vrarëve, në masë janë edhe fëmijë.

Së fundmi, në lidhje me trazirat dhe konfliktet, ka reaguar një vajzë nga Palestina e quajtur Nadine Abdel Taif.

Ndonëse 10 vjeçe, ajo flet me pjekurinë e një të rriture ku kërkon arsyet se përse po ndodhin këto trazira.

Teksa shikon banesat e shkatërruara rreth asaj, vajza thotë: “Çfarë prisni prej meje (I drejtohet kameras)? Ta rregulloj?”

Më tej ajo shton:

“Jam vetëm 10 vjeç. Pse, po na e bëni këtë, e meritojmë? Çfarë kemi bërë ne? Mami më tha se ata na urrejnë ne”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: