Arrestohen katër persona pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit D. Madani, polic patrulle, i cili dyshohet se plagosi dy kolegët e tij nga pakujadesia, për vetëmbrojtje, si dhe tre persona të tjerë konkretisht Gjon (Gentjan) Fufi, Nikoll Fufi (Vokrri) dhe Rudolf Selmanaj (Fufi).

Dy punonjësit e policisë që mbetën të plagosur janë Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja. Po kështu gjatë konfliktit u plagos dhe shtetasi Ndue Gjergj Zefi (Gega), i përfshirë në përplasje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: