Të shtëna me armë janë raportuar ditën sotme në Kurbin.

Gazetari Elidon Ndreka tha për “BalkanWeb”, të shtënat me armë kanë ndodhur gjatë mbledhjes së degës lokale të zhvilluar nga PD për primaret, pas tensioneve dhe konflikteve që ka pasur gjatë takimit.

Gjithashtu bëhet me dije se me armë ka qëlluar një anëtar i PD, 53-vjeçari Van Rica . 53-vjeçari ka qëlluar me armë pas konfliktit të zhvilluar me nënkryetarin Kastriot Marku, dhe më pas është larguar.

Ndërkohë në një reagim zyrtar policia bëri me dije se është shpallur në kërkim 53-vjeçari, ndërsa për këtë ngjarje në policia janë shoqëruar edhe disa persona.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb