Shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi kombet të hënën se i frikësohet gjasave të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe vajtjes drejt një lufte më të gjerë.

Sekretari i Përgjithshëm përshkroi prioritetet e tij për vitin 2023 në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që u fokusua në pushtimin e Rusisë , krizën klimatike dhe varfërinë ekstreme.

“Ne e kemi filluar vitin 2023 duke hedhur sytë poshtë një grumbulli sfidash të ndryshme në jetët tona”, u tha ai diplomatëve në Nju Jork. Në krye të listës së Guterres ishte lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila po i afrohet njëvjetorit të saj.

“Perspektivat për paqen vazhdojnë të zvogëlohen. Shanset për përshkallëzim të mëtejshëm dhe gjakderdhje vazhdojnë të rriten”, tha ai, ndërsa shtoi: Kam frikë se bota nuk po ecën drejt një lufte më të gjerë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: