TIRANË

Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës. Në shkresën drejtuar kësaj force politike, bashkia e Tiranës, kërkon lirimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë” – thuhet në shkresë

Dokumenti

Shkresa vjen një ditë pas tensionit të krijuar në ambjentet e FRD, ku punonjës të policisë bashkiake mbërritën në godinë për lirimin e ambjenteve. Paraditen e së premtes Presidenti Meta ishte në zyrat e FRD-së, pas konktaktit që pati me kreun e kësaj partie. Meta ndërhyri personalisht për të larguar Policinë Bashkiake, e cila ndodhej atje në zbatim të një vendimi për lëvizjen e FRD-së nga godina në pronë të Bashkisë Tiranë. Meta e ka konsideruar si një vendim të pastër politik kundër FRD-së e cila ka nënshkruar marrveshjen e bashkëpunimit me koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: