MEMALIAJ-Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Memaliajn, ku një 25-vjeçar është plagosur me sëpatë në bark. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në fshatin Zhulaj, pjesë e njësisë administrative Qersarat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti pronësie, Bujar Alija, 47 vjeç, ka goditur me sëpatë në bark riun me inicialet A.R, të cilin e kishte bashkëfshatar.

Fill pas ngjarjes, 25-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është ndaluar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot në datë 11.05.2017, rreth orës 12:00, njoftohemi se në fshatin Zhulaj, Njësia administrative “Qersarat”, Bashkia Memaliaj, shtetasi Bujar Alija, 47 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, për motive pronësia, ka goditur me mjet të mprehtë (sopate) në pjesën e barkut shtetasin A.R, 25 vjeç, banues në fshatin “Zhulaj”, i cili u transportua për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokstër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Polocisë u bë kapja e autorit dhe po kryhen veprimet proceduriale hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb