Një metër tokë, një gardh apo një rrugë kanë qenë motiv për jetë të humbura apo akoma më keq për familje të shuara në vendin tonë.

Një rast i ngjashëm do të vijë sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti, ku ethet e pronës kanë ngjallur një konflikt të ashpër i cili megjithse ka mbi 2 vjet në dyer të institucioneve nuk po gjen zgjidhje.

Rasti është shënuar në Elbasan, në fshatin Tërbaç. 42 vjeçari Agron Luli, baba i dy fëmijëve dhe i sëmurë prej vitesh me tumor u sulmua me shkop bejzbolli nga një bashkëfshatar i tij vetëm se kreu punime pranë një hangari.

Kërcënimet për jetë sipas 42-vjeçarit kanë vijuar edhe pas këtij konflikti. Në dijeni janë vënë edhe njësitë vendore edhe policia dhe prokuroria. Emisioni ka investiguar për rastin dhe ka zbuluar se hetimet janë mbyllur në 29 tetor të vitit të kaluar dhe çështja ka kaluar në gjykatë për veprën penale “plagosje e lehtë” me dashje dhe shkatërrim i pronës.

“Po kryeja punime në një hangar ngjitur me shtëpinë sepse kishte shkarë dheu. Më merr kryeplaku dhe më thotë ndërprit punimet sepse nuk je në tokën tënde. I thashë të vije dhe ta shohë. Ai më dha të drejtë se unë po punoja në oborr të shtëpisë. Ndërsa pala tjetër, familja Alla erdhi me kërcënime me sharje. I thashë më sillni dokumente dhe ta gëzoni. Atë ditë u zumë e u shamë. 2 ditë më vonë i vdiq vjehrri motrës dhe unë po merresha me organizimin se s’kishte kush ta ndihmonte. Eri Alla më zuri pritë. Më goditi me shkop bejzbolli mua dhe makinën. Isha shumë keq. Njoftova policinë. Erdhën bënë verifikimet. Makinën e çova në komisariat dhe çështja kaloi në prokurori. Makina qëndroi 20 ditë në komisariat. Ndërsa ky djali doli që atë ditë bashkë me makinën e tij. Unë jam lind e rrit në atë lagje. Ata s’kanë pronë aty. Ata nuk mund të pretendojnë një pronë vetëm me fjalë. Ata nuk pretendojnë rrugë për të kaluar por gjithë pronën”,- tha Agron Luli.

Evis Ahmeti: Keni pasur më parë probleme me Eri Allën?

Agron Luli: Jo fare. I kam njohur si bashkëfshatar por s’kemi pasur konflikt

Reagon autori i dyshuar Eri Alla: Me zotin Agron Luli jam në gjyq.

Evis Ahmet: Pse keni kaluar në konflikt?

Eri Alla: Konkluzionet t’i nxjerrë gjykata. I jam drejtuar gjykatës. Absolutisht nuk e kam dhunuar. Se kam goditur me shkop bejzbolli. Jemi konfliktuar. Zotit Luli t’i bëni të fala. Ne tokën e kërkojmë sipas kufinjve të vjetër. Toka është e gjyshit tim. E di gjithë fshati. Më është shajt baba, nëna dhe motra ndaj reagova ashtu. Më ka rrahur babain. E kam denoncuar mijra herë. Kemi folur disa herë po ai nuk pranon të ulet për bisedë.

Evis Ahmeti- Agron Lulit: A e keni dhunuar babain e Erit?

Agron Luli: Më vjen keq që i thotë këto. Ai është në moshë të babait tim. Ato erdhën pa më thënë mirmëngjes më ofenduan dhe më kërcënuan. Sherrin e bëri xhaxhai i tij me vajzat, por tani nxjerr babain e Erit. Pa arsye se nuk e kanë pronën e tyre ajo është tokë shtet. Unë vetë se bëj dot këtë që ti shkoj tjetrit në oborr të shtëpisë dhe ti them është e imja. Ish-kryeplaku i fshatit ka qenë dhendër në shtëpinë e tyre.

Evis Ahmeti-Eri Allës: A jeni penduar që e keni dhunuar?
Eri Alla: Unë jam kundra dhunës. Më kanë shkelur me këmbë. Të më kërkojë ai falje se më ka prekur nderin e familjes dhe më ka marrë pronën. Jo absolutisht nuk i kërkoj falje. Ai duhet t’i kërkojë falje babit dhe nënës time dhe xhaxhait. Për një fjalë që i kam thënë nënës së tij unë kam kërkuar falje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: