DURRËS

Një ditë pas plagosjes së 19-vjeçarit dje në Durrës, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Ngjarja ndodhi dje në lagjen nr.17 në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 20-vjeçari me inicialet J. M., banues në Kavajë. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.T., 34 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me thikë Klevi Qosjan, si dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin D.M., 16 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: