Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka deklaruar se Izraeli po kryen krime lufte në Gaza, ku dhjetëra civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli po kryen krime lufte në Gaza dhe ne po kryejmë kontakte ndërkombëtare për të ndaluar agresionin”, tha kryeministri palestinez.

“Populli i Kudsit pengoi sulmet e kolonëve në Al-Aksa dhe kërkohet të merren vendimet nga një takim ministror arab për të mbështetur qëndrueshmërinë e tyre”, shtoi më tej ai.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor kur policët izraelitë u futën në zonë pasi një gjykatë vendase urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.
Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë martirizuar dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: