Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharov, ndërsa ka folur për tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, ka deklaruar se de-përshkallëzimi është i mundur vetëm nëse Perëndimi tërheq armët dhe instruktorët nga territori i Ukrainës.

“De-përshkallëzimi në Ukrainë mund të arrihet duke tërhequr instruktorët ushtarakë të cilët janë vendosur atje, duke tërhequr armët e huaja dhe duke hequr dorë nga stërvitjet me NATO-n. Ne jemi të bindur se de-përshkallëzimi i situatës rreth Ukrainës mund të arrihet shumë shpejt dhe është e nevojshme që të ndalohen dërgesat e armëve në Ukrainë”, ka thënë Zaharova.

Ajo gjithashtu shtoi se Rusia u bën thirrje partnerëve perëndimorë që të ndërrmarin hapa praktike për parandalimin e përshkallëzimit të situatës së Ukrainës.

Më tej vuri në dukje se deklaratat nga Uashingtoni treguan se SHBA është në favor të rishikimit të marrëveshjes së Minskut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb