Presidenti amerikan Joe Biden nëpërmjet një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ka folur për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Ai ka thënë se ka pasur një rritje të deziformatave ruse, të cilat mund të përdoren si pretekst nga Moska për pushtimin e Ukrainës.

Sipas Biden, deklaratat e lëshuara nga Rusia se Ukraina po planifikon një sulm në Donabsin e kontrolluar nga separatistët, janë të pa bazuara në prova dhe në kundërshtim me logjikën.

“Të gjitha këto janë në përputhje me librin e lojërave që rusët kanë përdorur më pare. Kjo është gjithashtu në përputhje me skenarin pretekst për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë kanë paralajmëruar për javë të tëra,” tha Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: