TIRANË

Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar lëvizjen e re të bashkisë së Tiranës, e cila një pjesë të fidanishtes ku ata zhvillonin mësim do të zë me ndërtimi i një shkolle të re.

Pas pretendimeve të studentëve dhe pedagogëve, nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku tha në një lidhje telefonike me “News24” se kjo pronë nuk është e universitetit, por ka qenë private dhe tani është shpronësuar nga bashkia.

Ai pohoi se banorët e kësaj zone janë dakord për të ndërtuar shkollën, ndërsa shtoi se ndërtimi i saj nuk do të cenojë aspak procesin mësimor  të studentëve dhe të pedagogëve të Bujqësorit.

“Së pari, ajo zonë ka qenë fidanishte përpara viteve ’90. Kjo tokë i është kthyer pronarit, është truall privat. Do të ndërtohet kampusi dhe pikërisht për këtë logjikë është diskutuar për masterplanin. Nga ana tjetër, banorët e Kodër-Kamzës e duan një shkollë. Çfarë të bëjmë? Të prishim shtëpitë për të ndërtuar shkollë. Unë kam qenë në disa takime. Do të jetë një shkollë nëntëvjeçare  dhe e mesme, e integruar.

Ajo është nevojë kryesore e asaj zone dhe nuk cenon pjesën e kampusit. Është marrë në pronësi të bashkisë së Tiranës.  Aty kemi një hapësirë që nuk i prish punë masterplanit, ishte tokë private të cilën e kemi shpronësuar. Kampusi do të funksionojë si pjesë e integruar. Plani i zhvillimit të qytetit e lë atë zonë me funksion arsimor dhe është brenda filozofisë. Nuk kemi asnjë konflikt planifikimi.

Prona ishte private përpara korrikut që shkoi, por sot është një pronë e bashkisë së Tiranës, e cila do t’i jepet banorëve për një shkollë publike, e cila është shumë të nevojshme. Kjo shkollë do të ndërtohet me PPP.  Shkollën do ta ketë gati deri në 2020.  Unë do të shkojë atje të flasë me studentë, por kemi biseduar gjatë me banorët e zonës dhe e duan këtë shkollë. Pedagogëve dhe studentëve iu premtojë se  shkolla nuk iu cenon asnjë proces mësimor, por përkundrazi do t’ua kthejë kampusin në hapësirë më miqësore”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: