TIRANA

Policia informon zyrtarisht se ka shoqëruar 8 persona për konfliktin tek shkolla “1 Maji“ në Tiranë. Në njoftim, thuhet se Policia ndërhyu pasi kishte konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Po ashtu procesi i numërimit të votave ka ndaluar, dhe Policia thotë se po kryen detyrën.


NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb