TIRANE- Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në një prononcim për “BalkanWeb” ka sqaruar incidentin ku u bë pjesë gjatë mbështetjes që ai dhe deputetë të tjerë të opozitës po i bëjnë protestës së bizneseve të vogla, që kanë mbyllur sot qepenat për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Duke iu referuar fotove të shkrepura nga LSA-ja, deputeti sqaron për “BalkanWeb” se në treg gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes dy tregtarëve, ndërsa ai më i riu në moshë e ka tejkaluar masën duke e ofenduar tregtarin tjetër.
bRAIMLLARI
Për të mos lejuar përplasjen fizike, deputeti thotë se e ka parë të arsyeshme të ndërhyjë.
WhatsApp Image 2018-04-10 at 11.15.15
“Në atë moment ndërhyra unë. Nuk doja që situata të precipitonte në një konflikt fizik. Ishte i papranueshëm fjalori i tregtarit. Kishte edhe deputetë të tjerë që nuk u përfshinë nga frika se mos i kapnin kamerat”,- thotë Braimllari për “BalkanWeb”, duke sqaruar situatën e krijuar tek Medreseja.

Ai sqaroi më tej arsyet pse LSI-ja e mbështet biznesin e vogël, i cili siç tha deputeti i dha sot mesazhin më të fortë qeverisë.

“Sot biznesi i vogël i dha një mesazh shumë të fortë kësaj qeverie dhe nëse në ditët në vazhdim kjo qeveri nuk reflekton, nëse nuk i hiqet biznesit të mesëm TVSH-ja do jetë pastaj masive do të kalojmë deri në një mbyllje totale të qepenave në mënyrë që ky Kryeministër të marri njëherë e përgjithmonë mesazhin e qartë nga shqiptarët. E kemi thënë dhe e kemi bërë publike, kjo qeveri është qeveria e taksave të larta. Më datë 1 prill ka filluar skema e re e taksave. Taksimi i bizneseve, trefishimi i taksës së banesës, krijimi i një kolapsi të tërë për ekonominë. Vjen si rezultat i një papërgjegjshmërie dhe një njeriu jo serioz që drejton vendin. Sot Edi Rama ka marrë një mesazh të fortë nga këto biznese dhe duhet të reflektojë. Të jeni të bindur që nuk ka më reflektime të natyrës, rrit taksa, ushtron presion dhe del pastaj në publik thotë më falni se gabova. Kjo rrugë vazhdon dhe nuk ndalet më”,- tha Braimllari.

A besoni se do të ketë përsëri vijim të këtyre protestave sepse përmendët pak më herët që do të ketë bllokim dhe mbyllje të qepenave dhe për më gjatë? A e keni në planin tuaj ju si opozitë?
Kjo qeveri nuk ka lënë rrugë tjetër për biznesin, nuk ka lënë rrugë tjetër për qytetarët e këtij vendi, nuk ka lënë rrugë tjetër për të rinj e të reja që po largohen përditë nga vendi dhe largohen për shkak të papërgjeshmërisë e për shkak të kësaj qeverie. Të jeni të bindur se protestat do vazhdojnë, do jenë masive deri në largimin e plotë të Edi Ramës nga kjo qeveri sepse ky njeri nuk e meriton më ta drejtojë këtë vend dhe ky njeri nuk meriton më të drejtojë shqiptarët sepse ky nuk bashkëqeveris me qytetarët por bashkëqeveris me një kastë të ngushtë njerëzish që janë aty vetëm për interesin e tij personal.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb