Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë marrë vëmendjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Zëdhënësi i Erdogan, bëri me dije se presidenti pas disa javësh do të zhvillojë një vizitë në Ukrainë, duke bërë me dije se Turqia është në kontakt me Kievin dhe Rusinë për të zgjidhur tensionet mes tyre.

Perëndimi ka shprehur frikën e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga dhjetëra mijëra trupa ruse të dislokuara pranë kufirit të vendit, ndërsa nga ana e saj Rusia mohon të ketë ndonjë plan të tillë

Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin tha gjithashtu se Turqia nuk dëshiron të shohë ndonjë konflikt ushtarak midis dy vendeve dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

Anëtari i NATO-s, Turqia ka marrëdhënie të mira si me Kievin ashtu edhe me Moskën, por kundërshton politikën ruse në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014.

Ndërsa forcon bashkëpunimin me Rusinë në këtë fushë të mbrojtjes dhe energjisë, Ankaraja ka shitur gjithashtu drone të sofistikuar në Ukrainë, duke zemëruar Moskën, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: