KORÇË

Një 35- vjeçar është plagosur me thikë nga një konflikt në lagjen nr.9 të qytetit juglindor.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Ervin Pulaha ka shkuar i plagosur afër zemrës në spital ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar autorin e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij

 

NJOFTIMI I POLICISË

Korçë/Informacion paraprak Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër. Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb