TIRANE – Në seancën e sotme parlamentare kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla kujtoi rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij në vitin 2016 nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, në aeroportin “Leonardo da Vinci” në Romë dhe se si gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar prej këtij të fundit.


“Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”, tha Balla.

Në qershor të vitit 2016 , deputeti socialist Taulant Balla dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar në Romë, Itali.

Në komisariatin e Rinasit, Balla kallëzoi, Jamarbër Malltezin duke thënë se është qëlluar fizikisht nga dhëndri i Berishës.
BalkanWeb