Të paktën 16 persona u vranë gjatë një sulmi në lindje të Republikës Demokratike e Kongos. Dyshohet se personat u vranë nga rebelët, thanë burimet ushtarake dhe lokale.

Sipas burimeve civile e lokale, viktimat e sulmit ishin dy gra qëu morën peng disa javë më parë nga anëtarët e Forcave Demokratike Aleate.

Pengjët u vranë me thikë për vdekje përgjatë një autostrade kryesore pranë Idohu, në provincën Ituri, tha zyrtari lokal Dieudonne Malangai.

Provinca Ituri dhe krahina fqinje e veriut Kivu është vendosur nën një gjendje rrethimi që nga muaji maji.

FSHZH është grupi më vdekjeprurës nga grupet e armatosura që veprojnë në rajon. Grupi ka qenë aktiv në DRC lindore të pasur me minerale për 30 vjet.

Kisha Katolike e DRC-së ka thënë se FSHZH ka vrarë afërsisht 6,000 civilë që nga viti 2013, ndërsa një monitorues me qendër në SHBA, Kivu Security Tracker (KST), e fajësoi atë për më shumë se 1,200 vdekje vetëm në zonën Beni që nga viti 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb