Kongresi amerikan i ka dërguar një mesazh të qartë Turqisë për fluturimet mbi ishujt grekë.

“Ne besojmë se aleatët e NATO-s nuk duhet të kryejnë fluturime të paautorizuara mbi hapësirën ajrore të aleatëve të tjerë të NATO-s,” theksojnë ligjvënësit amerikanë në tekstin shpjegues.

Kongresi në këtë thekson se sfidat e Ankarasë në Egje duhet të adresohen përpara se Shtëpia e Bardhë t’i dërgojë Kongresit një njoftim zyrtar për marrëveshjen e F-16.

Referenca specifike për fluturimet është rezultat i muajve të negociatave në Kongres për të përfshirë një ndryshim në tekstin e projektligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb