Kryeministri i Shqipërisë Rama ka ndarë me ndjekësin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ një video ku shihet duke lexuar letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, nga profesori i të drejtës kushtetuese, e cila është një ftesë për Shqipërinë në Kongresin Botëror të Ligjit.
Ai shprehet se do të niset në Madrid për të qenë pjesë e këtij kongresi ku thekson se do të ndahet dhe çmimi i cili konsiderohet si çmimi NOBEL në ligj. Rama thotë se kjo ftesë është një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës.
“Për pak nisemi në Madrid për përzgjedhjen e kandidaturës së Shqipërisë për të pritur Kongresin Botëror të ligjit. Shpërndahet dhe çmimi i paqes dhe lirisë botërore që konsiderohet si çmimi NOBEL në ligj. Nga figura të rëndësishme botërore, mbreti Felipe VI i Spanjës na ka ftuar në një audiencë të veçantë. Kongresi Botëror i Ligjit është dhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës në drejtësi”, -tha Rama.