UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s. Kongresi do të mbahet në Lisbonë, Portugali, më datën 5 prill 2023.

Në komunikatën për media në lidhje me këtë proces, UEFA bën me dije se të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë të kryer nga një komitet zgjedhor i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s dhe të gjithë e kaluan me sukses këtë kontroll të përshtatshmërisë.

Në garë për t’u rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili garon për një mandat të dytë. Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ndërsa, kandidati i vetëm për postin e Presidentit të UEFA-s është Aleksandër Ceferin, i cili synon të rizgjidhet në këtë post për një tjetër mandat.

1111
1111

111111111

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: