TIRANE-Edhe pse Kongresi i PS është një zhvillim i madh për cdo socialist, ka pasur dhe nga ata që nuk kanë dashur t’i bashkohen familjes politike në këtë forum të lartë.
I pari, mungesa e të cilit ra në sy së shumti ishte ish-lideri Fatos Nano. Ish-kryetari i PS Fatos Nano nuk ka preferuar që fundjavën ta kalojë në Pallatin e Kongreseve për t’u përshëndetur me shokët e dikurshëm të betejave të së majtës. Ka rënë në sy padyshim mungesa e Rexhep Meidanit, një nga të urtët e PS-së.
Të ulur si miq aleatë të PS që ndjekin punimet e Kongresit, janë Ilir Meta, Skënder Gjinushi e Paskal Milo, por mungojnë Vangjel Dule dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Listes se ftesave i eshte pergjigjur me mungese dhe Alfred Moisiu, ish-president i Shqiperise.

Por nderkaq bie ne sy pjesmarrja e disa personazheve te tjere. Një ndër emrat që aspiron të garojë përballë Edi Ramës për kreun e PS është dhe Eduart Ndocaj. Ai hyn me pompozitet ne sallen e Pallatit te Kongreseve. Në sy bie pjesëmarrja e Arben Ndokës, ish-deputeti socialist i Lezhës që la mandatin pas episodit të sherrit me Genc Strazimirin.
Nuk dihet nëse Ndoka është delegat apo i ftuar, ndërsa në rreshtin e dytë është ulur Ben Blushi i shoqëruar nga Mimoza Hafizi e Shkodrës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: