Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot gjatë punimeve të Kongresit të PS-së, se “vendosëm të indeksojmë pensionet me një normë më të lartë se sa ajo e parashikuar si dhe dhamë një bonus prej 3 mijë lekë për 3 muaj të gjithë kategorisë së pensionistëve, diçka më shumë se kishim menduar”.

Në fjalën e mbajtur në panelin me temë “Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale”, ministrja Ibrahimaj tha se vizioni i PS është ai për një Shqipëri më të sigurt, më të fortë, më të zhvilluar.

“Ne sot jetojmë në një epokë ku çdo qytetar mund të marrë çdo shërbim me një klik. Sot qytetet janë transformuar në drejtim të të gjithë hapësirave publike, në drejtim të hapësirave kulturore, por mbi të gjitha në drejtim të hapësirave ekonomike që ofrojnë. Ka shumë më shumë turistë dhe vizitorë, një numër gjithmonë e në rritje biznesesh të reja që hapen, vendase dhe të huaja. Vendet e punës janë në rritje dhe pagat janë në rritje. Nuk është mjaftueshëm. Ne duam një ekonomi më të zhvilluar dhe një Shqipëri më të sigurt”, deklaroi ministrja e Financave.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, ministrja e Financave sqaroi se atje njerëzit jetojnë në frikë për sigurinë e tyre fizike.

Efektet e luftës, tha Ibrahimaj, kanë ardhur te ne ashtu si në të gjithë botën, përmes rritjes së çmimeve.

“Vendosëm të amortizojmë kostot për rritjen e çmimit të karburanteve për ato kategori që nuk kanë mundësi që ta përballojnë rritjen, për fermerët, për shoqëritë e transportit urban publik dhe ndërurban, pasi ne nuk mund të lejojmë që çmimet e biletës të rriten”, tha Ibrahimaj.

Mbulimi për energjinë elektrike, për çmimet e rritura të ushqimeve dhe të karburantit, nuk është mjaftueshëm, tha Delinaj.

Më tej ministrja Ibrahimaj u shpreh se “kemi ndërmarrë politika për të gjithë personat me aftësi të kufizuara se si do të integrohen në tregun e punës dhe si do të aftësohen ato që të jenë të aftë për të pasur një punë të denjë për të pasur një jetë të denjë”.

“Ne do të flasim sot për politikat që do të ndërmarrin në kuadër të nxjerrjes dhe nxitjes së daljes së personave nga ndihma ekonomike me qëllim punësimin dhe aftësimin e tyre, sepse këto janë elementë që do të rrisin mirëqenien. Këto janë elemente që do të rrisin zhvillimin ekonomik”, shtoi Ibrahimaj.

Po ashtu, tha Ibrahimaj do të flasim për bizneset e mëdha dhe ato të vogla, si i kemi mbështetur dhe si do vazhdojmë ti mbështesim të gjithë bizneset e vogla se ne mendojmë fort që biznesi i vogël është rritje e mirëqenies së shumë familjeve shqiptare”.

Duke folur për Këshillimin Kombëtar Ibrahimaj tha se “ka pasur një pjesëmarrje të gjerë dhe shumë shpejt do të përgatisim një paketë që do t’i përgjigjet të gjithë sugjerimeve që ju keni dhënë nëpërmjet vrojtimit të Këshillimit Kombëtar”.

Ajo shtoi se “ne sot jetojmë në një epokë ku çdo qytetar mund të marrë çdo shërbim me një klik”.

“Sot qytetet janë transformuar në drejtim të të gjithë hapësirave publike, në drejtim të hapësirave kulturore, por mbi të gjitha në drejtim të hapësirave ekonomike që ofrojnë. Ne sot jetojmë në një Shqipëri që ka çdo vit e më shumë turistë, pret shumë biznese që hapen, vendase të huaj, numri i të punësuarve ka ardhur në rritje, ndërkohë që paga ka ndjekur ngadalë këtë rritje ekonomike, nuk është mjaftueshëm ne duam një ekonomi më të zhvilluar, por duam një më të sigurt”, tha ministrja.

/k.s/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb