TIRANË- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi flet për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste, një muaj para Kongresit. Peleshi tha se një grup në PS po merret me ndryshimet në statut. Gjithashtu ai u shpreh se nga kjo fundjavë zgjidhen delegatët.

“Një grup në PS po merret me ndryshimet në statut. Jemi në një proces zgjedhor në zbatim të statutit. Nga kjo fundjavë zgjidhen delegatët ‘1 anëtar 1 votë’. Kongresi do vendosë për draftin e grupit të punës. Jemi në një proces ristrukturimi”, tha ai.

Peleshi tha se Asambleja s’ka lidhje me kërkesën e Dades, e përsa i përket letrës së deputetes për të, kjo është demokracia në parti.

“Asambleja do shqyrtojë dokumentacionin. Asambleja s’ka lidhje me kërkesën e Dades. Kjo është demokracia në parti. Mbledhja e Asamblesë, s’ka një datë të caktuar”, u shpreh zëvendëskryeministri Peleshi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: