SHBA- Kongresisti amerikan, Jim Banks, udhëheq një grup kolegësh të tij në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në lidhje me Maqedoninë.

Në këtë letër thuhet se SHBA-të e kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në institucionet euro-atlantike, shkruan Telegrafi.

Duke e konsideruar si komb shumë kulturorë, kongresistët thonë se Maqedonia ka të ardhme të ndritshme, dhe se besojnë që është koha për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Kongresistët shprehen se e kanë vëzhguar nga afër situatën politike dhe diplomatike, duke theksuar se shohim mundësi për forcimin e marrëdhënieve me këtë shtet, dhe se janë të inkurajuar nga përparimi i bisedimeve dhe vullnetit të Maqedonisë dhe Greqisë në marrëdhëniet e tyre.

Sipas tyre, partneriteti i Maqedonisë me NATO-në, dhe natyra e ndërlikuar e sigurisë, sidomos përkeqësimi me Rusinë, bëjnë që Maqedonia me patjetër të bëhet anëtare e Aleancës.

Prandaj, kongresistët kërkojnë që Maqedonia të ftohet në NATO, për të forcuar bashkimin transatlantik, si edhe për të rritur përparësinë ndaj agresionit të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb